Rreth Nesh
Historia jone
Të përkushtuar ndaj ekselencës në stomatologji
Klinika Dentare “Toti & Gurakuqi” është klinika e parë dentare private e licencuar në Shqipëri, e themeluar në vitin 1992 nga Prof. Dr. Foto Toti.
Gjatë viteve, klinika është zhvilluar dhe modernizuar vazhdimisht, duke u shndërruar sot në një qendër bashkëkohore, të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe me një staf të kualifikuar. Ajo ofron një gamë të plotë shërbimesh dentare, duke garantuar cilësi të lartë dhe kujdes maksimal për pacientët.
Vlerat Tona
Vlerat tona thelbësore janë themeli i punës sonë
01.
Empati
Ne synojmë të kuptojmë dhe të kujdesemi për pacientët dhe kolegët tanë, duke dëgjuar me vëmendje nevojat dhe dëshirat e tyre dhe duke u vendosur në vendin e tyre.
02.
Progres
Ne përpiqemi të përshtatemi me situatat e ndryshme, me dëshirën për të mësuar dhe për t’u përmirësuar vazhdimisht. Ne ndjekim trendet dhe teknologjitë më të reja në industrinë dentare.
03.
Respekt
Respektojmë çdo person që takojmë dhe i trajtojmë ashtu si duam të trajtohemi vetë. Qoftë koleg apo pacient, mirëkuptimi dhe respekti janë thelbësorë.
04.
Guxim
Ne jemi ekspertë në fushën tonë. Prandaj, është e rëndësishme të kemi guximin të bëjmë atë që është e drejtë, duke ditur se kjo sjell të mirën për pacientin dhe komunitetin.